KREJT
PËR SHTET.
SHTET PËR KREJT.
Filiz Mustafa — kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin e Kosovës. Qitja pikën.



Një Kosovë e fortë, e drejtë, e begatshme.
Punoj që çdo familje në Kosovë të jetojë me dinjitet — me shërbime publike që funksionojnë, me institucione që i përgjigjen qytetarit, dhe me ekonomi që krijon vende të reja pune për të rinjtë tanë.
Me Lëvizjen Vetëvendosje, vazhdojmë rrugën e ndryshimit. Pa kompromise me krimin, pa kompromise me korrupsionin. Qitja pikën.
Gjashtë premtime. Asnjë kompromis.
Ekonomi që krijon punë
Mbështetje për bizneset vendore, investime në prodhimtari dhe nxitje për të rinjtë sipërmarrës.
Shëndetësi për të gjithë
Spitale të pajisura, mjekë të paguar mirë, dhe shërbim cilësor publik për çdo qytetar.
Arsim që ndërton të ardhmen
Shkolla moderne, mësues të vlerësuar, dhe lidhje e drejtpërdrejtë me tregun e punës.
Drejtësi pa kompromise
Luftë e pandalshme ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Asnjë qytetar mbi ligjin.
Komuna më të forta
Më shumë kompetenca dhe burime për komunat — vendimet më afër qytetarëve.
Rini në qendër
Politika konkrete për të rinjtë: banim, punësim, kulturë dhe sport.

Bashkë e ndërtojmë Kosovën që meritojmë.
Çdo votë ka peshë. Çdo zë numërohet. Më 7 qershor 2026, dilni në votime — për veten, për familjen, për Kosovën.
Filiz Mustafa.

Filiz Mustafa u lind më 12 shtator 1997 në komunën e Sharrit. Ka përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, drejtimi Punë Sociale, dhe vazhdon të ndjekë studimet master në Sociologji.
Në vitin 2017 ka punuar si terapist dhe punëtor social në Qendrën e Autizmit në Prishtinë.
Nga viti 2018 është angazhuar si sekretar organizativ në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, kurse nga fundi i vitit 2019 në Sekretariatin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si pjesë e Sekretariatit për Formim Ideo-Politik, e më pas si pjesë e ekipës së Koordinimit me Qendrat. Është edhe delegat i Këshillit të Përgjithshëm të LVV.
Nga viti 2022 është i angazhuar edhe si këshilltar politik i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku ka kontribuar në çështjet e legjislativit dhe ekzekutivit, si dhe në ndërlidhjen me strukturat organizative të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Në zgjedhjet lokale 2025, Mustafa ishte kandidat për kryetar të Komunës së Sharrit.
Si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Republikës, Filiz Mustafa do të angazhohet aktivisht për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të politikave progresiste, në punën në komisione parlamentare, si dhe në një angazhim të veçantë për avancimin e politikave rinore.
Është i martuar dhe baba i një vajze.
Me rëndësi: dy hapa, një votë e vlefshme.
Shenjo numrin 116
Te numri 116 — Lëvizja VETËVENDOSJE! vendos njërën nga shenjat: ✓ + ✗
Shenjo numrin 82
Në anën e djathtë të fletëvotimit, mes deri në 10 kandidatëve nga lista e LVV-së, sigurohu që të shenjosh 82 — Filiz Mustafa.
Nëse nuk vendos shenjë te numri 116, por vetëm te kandidatët, fletëvotimi shpallet i pavlefshëm dhe vota nuk numërohet.
